Rip Taylor ka një karrierë të gjatë në aktrim po u bë mjaft i famshëm pas rolit të tij të sportelistit në filmin “I vetëm në shtëpi”.
Fatkeqësisht, aktori 88-vjeçar është ndarë nga jeta mëngjesin e kësaj të enjte. Lajmin e ka bërë të ditur për mediat publicisti i tij Harlan Boll, nëpërmjet një deklarate për mediat.
Sipas Boll, prej një jave Rip nuk ishte mirë dhe pati disa komplikacione të cilat i shkaktuan vdekjen.

