Kryeministri Edi Rama ka kritikuar Sekretaren e Brendshme, Suella Braverman, duke e quajtur veçimin e emigrantëve nga Shqipëria si një moment “të turpshëm” për politikën britanike. Rama tha se komentet e Bravermanit për “kriminelët shqiptarë” që kaluan me varka të vogla në Kanalin e LaManshit, mund të konsiderohen vetë krim. “Fatkeqësisht, ne e kemi parë veten dhe komunitetin tonë duke u veçuar në këtë vend për qëllime politike. Ka qenë një moment shumë, shumë i turpshëm për politikën britanike”,-tha ai për programin Today të BBC Radio 4, shkruan ‘The Guardian’.
Vërejtjet e Braverman ishin një “pikë e ulët”, tha ai, duke shtuar se vullneti politik për të kapërcyer përkeqësimin e marrëdhënieve ka mbetur. “Ajo që është thënë nga anëtarët e kabinetit, duke filluar me sekretarja e brendshme, [është] veçimi i komunitetit tonë, që nuk është diçka që ju bëni në qytetërimin tonë dhe është diçka që nuk përfaqëson fare Britaninë”,-tha ai. “Ne gjithmonë do të refuzojmë ta kemi këtë përzierje mes disa kriminelëve dhe shqiptarëve si të tillë, sepse dhënia e një vule etnike krimit në vetvete është krim”.
Sekretarja e Brendshme u akuzua gjithashtu për përdorimin e gjuhës nxitëse kur tha se bregdeti jugor i Anglisë po pushtohej nga azilkërkuesit. Rama tha se ishte “shumë i kënaqur” me sjelljen e Sunak. “Ne kemi vendosur një rrugë të qartë për të trajtuar së bashku çdo gjë që duhet të përjashtohet nga marrëdhëniet tona dhe nga bota jonë e ligjit dhe drejtësisë, por në të njëjtën kohë duke u siguruar që disa mollë të kalbura të mos përcaktojnë komunitetin shqiptar këtu dhe marrëdhëniet tona”,-tha ai.
