Bora Zemani aktualisht është moderatorja më e dashur dhe më e përfolur në mediat rozë. Kjo pas historisë së dashurisë me aktorin Donald Veshaj.
Kjo bëri që Bora të ketë fansa të shumtë e që e mbështesin atë përmes formave të ndryshme.
Por një gjë që kanë bërë së fundmi ata, nuk i ka pëlqyer aspak moderatores. Madje ajo është revoltuar me ta.
Çështja ka të bëjë me hapjen e një “Instagrami” të rrejshëm në emër të djalit të saj Arborit.
“Ky nuk është insta i Arbori! Ju lutem bëni report!!! Nuk mundet dikush të hapi një faqe fëmijë dhe aq me tepër të flasi në emër te tij! E turpshme!!, ka shkruar Zemani.

