Janarit e këtij viti, Emiliano Sala po udhëtonte nga Nanta në drejtim të Kardifit duke qenë se ishte transferuar dhe pritej të niste aventurën e tij të re, por ai udhëtim nuk përfundoi kurrë. Avioni i Salës u rrëzua në det dhe pas disa javësh kërkime, trupi i tij u gjet në avion pa jetë duke tronditur jo pak botën e futbollit.
Të gjitha skuadrat dhe tifozët, u solidarizuan me familjen e tij dhe klubin e Kardifit por kur kanë kaluar disa muaj, në Angli kanë nisur ta teprojnë. Në Championship do të luhet derbi i Uellsit mes Suonsit dhe Kardifit , ku të dyja skuadrat provojnë të ngjiten sa më shpejt në Premier Ligë, por ky derbi ka nisur me turp dhe sjellje të pahijshme nga tifozeria e Suonsit.
Në rrjetet sociale, janë publikuar disa bileta avioni false me emrin e Emiliano Salës. Numri i fluturimit, është “D3AD” (DEAD) që në shqip përkthehet vdekje. Vendin e nisjes, ata kanë shkruar Nantën teksa si mbërritje është vendi i Kardifit. Ndërkohë, pilot i këtij udhëtimi është shkruar Miki Die, i cili ishte një tifozë i Kardifit që ka ndërruar jetën në vitin 2011 pas një sulmi jashtë “Uemblit”.