Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“E veshi e ëma dhëndërr atë ditë…” Mësuesja boton foton e maturës me Musaenin dhe shkruan një elegji: Sa zemra trishtove…

17:20 / June 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
209194682 1432674737093661 4389486124844854414 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Halli i familjes së Musaen (Myzerim) Zenelit tashmë është bërë halli i të gjithëve, nga veriu ku ndodhi tragjedia në jug të Shqipërisë, aty ku pak ditë më parë humbën jetën po katër persona në një aksident tragjik.

I gjithë opinioni publik është i tronditur nga tragjedia e pasmesnatës në t’u gdhirë e dielë. Mes 4 viktimave nga të shtënat e armëve ishte dhe 19-vjeçari Musaen Zeneli, i cili jetonte me nënën pasi babain nuk e kishte.

E ëma e tij mësoi për djalin e vdekur vetëm kur në punë do pastronte mbështjellëset e viktimave, dhe aty pa peshqirin e djalit të saj. Në rrjete sociale empatia ka qenë e madhe dhe mbështetja financiare po ashtu.

Një prej tyre që kanë shkruar me lot e me dhimbje është edhe mësuesja e gjimnazit të Musaenit, Valdete Gjyrezi. Ajo është e shokuar nga ngjarja, e teksa i shpreh ngushëllimet familjes, ka shkruar dhe një elegji për të ndjerin.

Musaeni yne

Sec e veshi e ema

Dhander per kte dite

Le te gzoje i shkreti

Ti bashkohet shoqerise

Se ndau per mje bluze

As per nje kollare

Ishte veshur bukur

Lezet per ta pare

Ja kishin dhuruar

Te gzohej jetimi

Gzoi e vallzoi

Deri ne 11

Se neser fillonte

Pune si kamarjer

Gezimi tij i pare

Sa te merrte rrogen

Nenes ai me vrap

Doren do ja shendonte

Por kur gzon fukarai

Kur u ba zein

E martoi me plumba

Kostumi i mbet i ri

Nuk e besun shoket

Nuk e besoi shkolla

Musaeni mire

Qe nuk tremb as “sorra”

Ah mor Musaen

Sa zemra trishtove

Kalove pandemin

E plumbin se mashtrove

Nuk ishte faji jot

Ishte fati zi

S’te ndihmoi drejtesia

Por te bani kurban

Dhe kjo asht padrejtsi

Qofsh i xhenetit biri yne,

Ti o djal i ri


“Jam e shokuar.. Nga mbramja e matures ne diten ma te kobshme te tij Ishte jetim, i varfer pa celular por shum social, i dashtun me te tan Qofte i xhenetit Ngushellime familjes”, shkruan mësuesja e tij në rrjete sociale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Avokati Ndreca: SPAK refuzoi pa një shkak të ligjshëm takimin e avokatëve britanikë me Veliajn

16:58 / September 11, 2026

Administrativja merr dy vendimet e para, urdhër “Financave”: Zhblloko paratë për GJKKO dhe Gjykatën e Durrësit

16:16 / September 11, 2026

Reklamonin prostitucionin në rrjetet sociale, arrestohen 3 shtetase të huaja

15:47 / September 11, 2026

Fundjava me mot të paqëndrueshëm

13:58 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.