Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

E vranë dhe u bënë hije, s’ka as kamera e as dëshmitarë për ekzekutimin e Jurgen Kurtit

17:45 / March 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
380978
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Grupi hetimor dyshon se vrasja e Jurgen Kurtit është kryer nga dy persona që pas krimit janë larguar me një makinë “Mercedes-Benz”.

Një nga pistat ku janë përqëndruar hetimet është ajo e hakmarrjes për shkak të së kaluarës së viktimës.

Prej mbrëmjes të së hënës janë shoqëruar dhe marrë në pyetje disa persona, përfshirë edhe familjarë të viktimës për të mësuar nëse kohët e fundit kishte shfaqur shqetësime për konflikte të mundshme.

Paraditen e së martës, uniformat blu kanë shkuar sërish në vendngjarje për të rindërtuar skemën e krimit dhe për të sekuestruar kamera që mund të çojnë në identifikimin e autorëve.

Sipas Tv Klan, agjentë të policisë kriminale dhe ekspertë kriminalistë janë rikthyer në rrugën “Zef Jubani” ku u vra Jurgen Kurti.

Uniformat blu po hasin vështirësi në hetime për shkak se në zonë mungojnë kamerat e sigurisë. Mësohet se në momentin e ekzekutimit, në rrugë kanë qenë 4 mjete në lëvizje. Sipas një dëshmitari, plumbat kanë ardhur nga një makinë Mercedes-Benz C Class.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar mbi 15 gëzhoja dhe mendohet se ndaj tij është qëlluar me breshëri. Autorët kanë studiuar lëvizjet e viktimës dhe vrasja ka qenë e mirëmenduar. 26-vjeçari është një emër i njohur për policinë.

Jurgen Kurti kamera Mercedes Benz tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Transporton civilë, i zbret te Parku Rinia’/ Urgjenca Kombëtare reagon ndaj dezinformimit në rrjet: Manipulime nga faqet false

21:49 / October 19, 2026

Angazhimi në protestat e dhunshme, zbardhet VKM: 2750 efektivë Policie do të shpërblehen me rreth 270 mijë lekë të reja

21:31 / October 19, 2026

Përplasja në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, reagon Kisha Ortodokse: Vendet e shenjta nuk janë hapësira konflikti

21:10 / October 19, 2026

Zv/kryeministrja Koçiu: Tirana nuk duhet të kthehet kurrë në simbol të dhunës dhe kaosit

20:36 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.