Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

E zë gjumi me kufje, studenti zgjohet shurdh në njërin vesh

19:20 / March 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kufje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një student, të cilin e zuri gjumi ndërkohë që kishte kufjet në vesh, u zgjua shurdh në njërin vesh. Rasti në fjalë u bë publik nga mjekët, në mënyrë që të ndërgjegjësojnë të gjithë ata të cilët e kanë zakon që t’i zerë gjumi ndërkohë që po dëgjojnë muzikë me kufje.

Mjekët thonë se nëse njëra prej kufjeve nuk do të kishte dalë nga veshi ndërkohë që flinte, studenti në vitin e dytë në universitet, mund të kishte humbur dëgjimin në të dy veshët.

Fatmirësisht, të riut iu rikthye gradualisht dëgjimi dhe i shpëtoi dëmtimit të përhershëm të veshëve, falë trajtimit të mjekëve në një spital në Tajvan.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja Mirror, studenti, emri i të cilit nuk bëhet publik, u kurua në Spitalin Universitar Asia, në qytetin e Taichung dhe mjekët atje e përdorën rastin në fjalë për të paralajmëruar njerëzit që të evitojnë të fjeturit me kufje në vesh.

Specialiste Tian Huiji, duke folur për OMG Tajvan tha se, teksa të dëgjuarit muzikë me volum të lartë gjatë ditës mund të mos shkaktojë humbje të papritur të dëgjimit, ky zakon është shumë më i rrezikshëm gjatë natës.

Mjekët shpjegojnë se gjatë kohës që flemë, qarkullimi i gjakut në trup ngadalësohet. Kjo bën që qelizat tejet të ndjeshmr që ndodhen në vesh, përgjegjëse për dallimin e valëve të zërit, janë më pak të afta për të mbrojtur dëgjimin nga tingujt e lartë.

Kjo mund të çojë në humbje të papritur të dëgjimit. Kufjet që vendosen në vesh janë në veçanti më të rrezikshme, në krahasim me ato rreth kokës, sepse e përqendrojnë të gjithë tingullin në një vend, pa i dhënë mundësinë që të shpërndahet.

Prej vitesh ekspertët kanë paralajmëruar se të rinjtë që përdorin në mënyrë të vazhdueshme kufjet dhe dëgjojnë muzikë me volum të lartë rrezikojnë që të kenë probleme me dëgjimin në terma afatgjatë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH, përllogarit se në botën vuajnë nga humbja e dëgjimit rreth 375 milionë persona.

Ndër elementët me më shumë ndikim është ambienti gjithnjë e më i zhurmshëm dhe përdorimi kufjeve për të shpëtuar nga kjo kakofoni që na rrethon.

Kufje mjeke studenti Tajvan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.