Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Ecja pas arkivolit të Mbretëreshës më kujtoi funeralin e nënës sime”, rrëfimi prekës i Princit William

23:09 / September 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
william
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ecja pas arkivolit të Mbretëreshës Elisabeth II një ditë më parë, e ktheu pas në kohë Princin William, pikërisht në vitin 1997, në funeralin e  nënës së tij.

Princi i Uellsit tha se kishte qenë “sfiduese”, ndërsa  bisedoi me disa britanikë në Northfolk bashkë me bashkëshorten e tij, Catherine kur po shikonin lulet dhe mesazhet jashtë Sandringham House për mbretëreshën Elisabeth II.

Mijëra njerëz lanë lule dhe mesazhe  në portat e pronës private të Mbretëreshës Elizabeth II që kur ajo ndërroi jetë javën e kaluar. Princi William dhe Katerina falënderuan ata që u mblodhën atje, ndërsa eci përgjatë rreshtave të turmave që prisnin.

Duke folur me një grua, Princi William tha: “Dua të them se ecja e djeshme ishte sfiduese, ajo solli disa kujtime…”

Një person tjetër me të cilën ai foli ishte recepsionistja Jane Wells, nga Long Sutton në Lincolnshire, e cila tha se i kishte thënë princit se sa krenare do të kishte qenë nëna e tij për të.

“Ai tha se sa e vështirë ishte dje sepse solli kujtimet e funeralit të nënës së tij”,  tha ajo.

Princi William, atëherë 15 vjeç, dhe vëllai i tij, Princi Harry, Duka i Sussex-it, atëherë 12 vjeç, ecën me babanë e tyre, Mbretin Karli III, pas arkivolit të nënës së tyre, Princeshës Diana, në shtator 1997.

Në vitin 2017, Princi Harry komentoi atë moment duke thënë: “Unë nuk mendoj se asnjë fëmije duhet t’i kërkohet ta bëjë këtë, në asnjë rrethanë”.

Sandringham House ka qenë një rezidencë mbretërore për katër breza të monarkëve britanikë për një periudhë prej më shumë se 150 vjetësh dhe tradicionalisht ka qenë vendi ku mbretëresha ka kaluar pushimet e saj të Krishtlindjeve.

varrimi i dianes

funerali Lady Diana Princ William
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.