Kryeministri Edi Rama thotë se ka një raport të thellë e të besueshëm për ecurinë e vendit, dhe ajo është Raporti i Progresit të Shqipërisë nga Bashkimi Europian. Sipas Ramës, i cili komentin e ka postuar në Twitter, thotë se kemi të bëjmë me fakte, jo perceptime.
”Për mua ka vetëm një raport ndërkombëtar të thellë e të besueshëm 100% për ecurinë e vendit: Raporti i Progresit të Shqipërisë nga Bashkimi Europian, fakte jo perceptime, analiza objektive jo gjykime subjektive, skuadër profesionale me kohë të plotë, jo nënkontraktorë part-time”,-shkruan Rama në Twitter.
