Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Edhe bregdeti i Durrësit i pushtuar nga mbeturinat

12:35 / December 11, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4838
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bregdeti i Durrësit vijon të jetë nën pushtimin e mbeturinave, pavarësisht se kjo gjendje është denoncuar publikisht që prej më shumë se një jave.

Në Gjirin e Lalëzit, Ishëm, Hamallaj e Currila dhe në disa zona të tjera të vijës bregdetare, dallgët kanë nxjerrë sasi të mëdha mbetjesh.

Bidona plastike, qese, kanaçe e materiale të tjera industriale prej javësh qëndrojnë të shpërndara përgjatë bregut, duke krijuar një pamje të shëmtuar dhe shqetësuese për banorët dhe vizitorët. Shqetësim nuk është vetëm pamja, por edhe efektet që ka një ndotje e tillë në mjedis.

“Siç shihet edhe nga pamjet, bregu nuk është më një hapësirë natyrore, por një shtrat mbetjesh të grumbulluara që po dëmtojnë mjedisin. Pavarësisht alarmit të ngritur, pastrimi deri më tani është kryer vetëm në plazhin publik të Durrësit, ndërsa në zonat e tjera situata vijon të mbetet alarmante”, raporton gazetarja Enkeleda Arapi.

Pas interesimit të TV Klan se kur do të nisë pastrimi në këto zona, institucionet vendore, nën kujdesin e Bashkisë së Durrësit, njoftuan se mëngjesin e së premtes ekipet e pastrimit do të dalin në terren.

Plazhi i Durrësit nuk është i vetmi që po përballet me një situatë të tillë katastrofike. Gjendja mbetet e rëndë edhe në Divjakë, ku ndërhyrja e autoriteteve ka qenë minimale.

bregdeti Durrësit mbeturinat pushtohet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.