Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Edhe Duka si Berisha, del kundër Lulzim Bashës: Ka qenë një dëshirë e tij. Mua nuk më pyeti asnjëherë

22:10 / March 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PAA-së dhe aleati i PD-së, Agron Duka e cilëson të pavend momentin që kryedemokrati Lulzim Basha zgjodhi për të bërë propozimet për sistemin zgjedhor.

Duka tha se Basha nuk zgjodhi kohën e duhur duke pasur parasysh që brenda datës 15 mars pritet të mbyllet reforma zgjedhore.

“Basha e ka thënë edhe herë të tjera që është për një sistem mazhoritar, por momenti për të cilin ai e shtoi këtë artikulimi më duket i pavend sepse ne presim pas një jave të përfundojë reforma zgjedhore. Nuk besoj që ka kohë të bëhet një gjë e tillë. Nuk besoj që kjo mund të zgjidhet brenda këtij kufiri kohor dhe brenda këtij Parlamenti,”, tha Duka

Sipas tij, këto propozime nuk rrezikojnë marrëveshjen dhe klimën e dakordësisë mes palëve. I pyetur nëse do ta mbështeste Bashën për ta dërguar propozimin në një tryezë zyrtare, Duka shfaqet skeptik, pasi sipas tij, nuk mund të realizohet brenda këtij mandati.

 “Jo nuk rrezikon asgjë. Ka qenë një dëshirë e Bashës, por jo e grupit opozitar. Unë nuk jam pyetur ndonjëherë. Unë kam kërkuar që të ketë sistem me element maxhoritar. Kur i lexova ne media propozimet, mu dukën interesante, por nuk mund të arrihet brenda këtij mandati,” tha Duka në “Vizion Plus.

Bashes Berisha duka kunder
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.