Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Edhe Greqia nën pushtetin e flakëve, urdhërohet evakuimi mijëra banorëve

20:20 / July 26, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fotiaxalkida xrm
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Situata e zjarreve mbetet kritike edhe në vendin fqinj, Greqi.

Flakët po përhapen në Atikë, Evia, Kythira dhe Mesinia, teksa autoritetet i janë drejtuar për ndihmë edhe Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile për mbështetje me mjete ajrore dhe forca shtesë.

Njësi të ndryshme lokale dhe Policia i kanë bërë thirrje banorëve të zonave që cilësohen si problematike, që të evakuohen sa më shpejt nga dhjetëra vendbanime. Qytetarët po evakuohen nga Kryoneri në Atikë.

Atmosfera në Atikë është mbytëse, teksa janë ndarë edhe pamje të ‘mbretërisë’ së tymit asfiksues që ka mbyluar qytetin dhe vatrave të fuqishme të zjarrit që përparojnë.

Erëra të forta po fryjnë në të katër zonat, duke e vështirësuar punën e Zjarrfikësve, forcave të ushtrisë dhe Emergjencave.

Autoritetet kishin njoftuar se sot rreziku i zjarrit në hartën e Mbrojtjes Civile ishte ekstrem për zonat ku shpërthyen vatrat, edhe për shkak të temperaturave, informon media greke.

Deri tani raportohen sipërfaqe të tëra të shkrumbuara me puje, pemë, kullotë e bimësi, shtëpi të djegura dhe të plagosur nga asfiksimi.

Një zjarr shpërtheu gjithashtu në bodrumin e Spitalit të Përgjithshëm “Agios Andreas” në Patra, por nuk u raportuan viktima. Zjarrfikësit kujdesen që në banesat ku ka rrezik të afrohet zjarri, të largojnë edhe bombolat e gazit, që të mos bëhen burim tragjedish pas shpërthimeve.

banore evakuim flake Greqi pushtet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Ish-kryeministri jep dorëheqjen edhe si deputet

17:56 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.