Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë se situata në Gaza ka arritur një nivel të ri të rrezikshëm.
“Sulmet e tmerrshme terroriste të Hamasit ndaj Izraelit që vranë më shumë se 1 mijë 200 njerëz dhe plagosën mijëra të u pasuan nga bombardimet intensive të Gazës që tashmë kanë vrarë 1 mijë 800 njerëz dhe kanë plagosur mijëra të tjerë”, është shprehur ai.
Guterres bëri thirrje për “qasje të menjëhershme humanitare në të gjithë Gazën, shkruan CNN, transmeton.
“Edhe luftërat kanë rregulla. E drejta ndërkombëtare humanitare dhe ligji për të drejtat e njeriut duhet të respektohen”, është shprehur ai.