Edhe Kosova është prekur nga shtrenjtimi i ndjeshëm i ushqimeve ku rritje të çmimit kanë pësuar një sërë produktesh të shportës por jo vetëm, përfshirë këtu edhe vajin.
Sot, qytetarët e Kosovës e blejnë një litër vaj në market me çmimin 3.49 euro. Qytetarët janë të shqetësuar duke thënë se çmim është rritur dukshëm krahësuar me një ditë më parë, ndërkohë që marketet kanë vendosur edhe limit të sasive që mund të blejë një klient, e cila në rastin e vajit është jo më shumë se 4 copë.

