TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Qëllohet me armë godina e Top Channel! Humb jetën roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç

08:04 / March 27, 2023

3 Shenjat e Zodiakut që kurrë nuk do t’ju bëjnë të ndiheni të plotësuar emocionalisht!

23:59 / March 26, 2023

Luizi qan për largimin e Kiarës, ja reagimi i moderatores

23:44 / March 26, 2023

Ronaldo ‘shkëlqen’ me Portugalinë/ Italia fiton në transfertë

23:36 / March 26, 2023

Mbledhja e Kryesisë/ PD vendos daljen me kandidatë në Lezhë, Korçë, Fier, Mallakastër dhe Patos

23:28 / March 26, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
OPED

Edhe sa vdekje në lule të rinisë? 19-vjeçari me 5 gjoba në 1 vit, kush duhet dënuar?

11:16 / March 10, 20233 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Sërish duke vënë në pikëpyetje, nëse është faji i sistemit apo i familjes, tragjedia me tre të vdekur. Fjala është për aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmë në TEG, ku makina fluturoi nga mbikalimi i Saukut. Dhimbja për jetët e humbura është e madhe. Tre familje janë në zi dhe me plagë në zemrat e tyre për ikjet e parakohshme të të dashurve të tyre në lule të rinisë.

I ndjeri Klevis Ruçaj, 19-vjeçari që shkaktoi aksidentin, kishte pak më shumë se 1 vit që kishte marrë patentën. Ai në tentativë për të hyrë në rreth rrotullim ka humbur drejtimin, duke goditur barrierën e anësore dhe tejkaluar tej për tej, për të përfunduar në nënkalim. Problemi është se 19-vjeçari ka marrë në këto muaj 5 gjoba për 5 shkelje të ndryshme.

Gjobat

1-Për parakalim dhe veprime të ndaluara më 6 shtator
2-Nuk zbatoi sinjalistikën 7 tetor 2022
3-Gjobitur për shpejtësi më 15 nëntor 2022
4-Kapur me celular në drejtimin e mjetit më 9 dhjetor 2022
5-Pa siguracion dhe nuk zbatoi sinjalistikën më 27 janar 2022

Rrugët janë kthyer në një makth. Fatkeqësisht pas çdo aksidenti tragjik, qeveria rrit gjobat, por jo sigurinë. Rritet vëmendja dhe bëhen emisione televizive, flasin ekspertë, por sërish shoferët nuk ndërgjegjësohen që të qarkullojnë sipas rregullave. Pse rrugët tona përgjaken çdo ditë? Mungesë sinjalistike, rrethrrotullime të papritura, rrugë pa ndriçim, mbikalime të rrezikshme dhe mbi 64 pika të zeza, janë disa nga shkaqet. 

Por një problem edhe më i madh është FAMILJA. Si mundet që një 19-vjeçar të lëvizi me makina luksoze? A nuk mund të kontrollet adrenalina e një të riu, që shpejtësinë e reklamonte në rrjete sociale? Familja është ajo që duhet të kontrollojë dëshirat e kësaj rinie, që marrin diçka falas, që nga jeta e shtrenjtë që bëjnë, deri tek makinat luksoze që janë si një kurth vrasës. Rrjete social Tik-Tok në shumë vende po mbyllet, edhe në Shqipëri po mendohet. Rinia ka adrenalinë, por jo të kalojë në rrezik vdekje, duke filmuar live shpejtësinë tmerrësisht kundër normave, dhe nga një brez i ri ky lloj ”sporti” të cilësohet si normal.

Në Europë, Shqipëria renditet ndër vendet me normat më të larta të aksidenteve fatale. Për ekspertët është koha që të mblidhet komiteti ndërministror për sigurinë rrugore dhe premtimi i Rilindjes për ta ndryshuar pasigurinë në rrugët e vendit nuk u përmbush, pasi ende sot rrugët janë një rrezik i madh për jetën e gjithsecilit prej nesh. Marrë nga /Koha Jonë/

Klevis Ruçaj
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Fushata simbolike e PD në Tiranë, do t’i japë identitet betejës në gjithë vendin

21:45 / March 26, 2023

Largimi i Kiarës, shenjë e kiametit!

14:53 / March 26, 2023

Big Brother u ka shpëlarë trutë, bosh rrugët e Tiranës

10:20 / March 26, 2023

Një tjetër krizë bankare globale në horizont?

20:00 / March 25, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Qëllohet me armë godina e Top Channel! Humb jetën roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç

08:04 / March 27, 2023

Nipi i Kastriot Reçit, objektivi i të shtënave në Rrëshen

22:30 / March 26, 2023

PD e Alibeajt zgjodhi Roland Bejkon kandidat për bashkinë e Tiranës, zbardhet votimi në Kryesi, 5 anëtarë nuk morën pjesë

21:59 / March 26, 2023

Plas sherri në degën e PD-së, kryetari merr vendimin e papritur

21:37 / March 26, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Qëllohet me armë godina e Top Channel! Humb jetën roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç

08:04 / March 27, 2023

3 Shenjat e Zodiakut që kurrë nuk do t’ju bëjnë të ndiheni të plotësuar emocionalisht!

23:59 / March 26, 2023

Luizi qan për largimin e Kiarës, ja reagimi i moderatores

23:44 / March 26, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.