Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Edhe Shqipëria do marrë ilaçin kundër Covid

17:30 / November 11, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gerald Rockenschaub
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëse Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave miraton përdorimin e antiviralë të prodhuar nga Merk dhe Pfizer, edhe Shqipëri do të përfitojë edhe përmes mekanizmit Covax. Në një intervistë për Tv Klan, përfaqësuesi i OBSH në Shqipëri, Gerald Rockenschaub thotë se do procesohet njëlloj si me vaksinat.

“Ne duhet të shohim si do ecë ky proces pasi për momentin ka disa prova klinike që janë premtuese, por ende nuk është marrë miratimi nga FDA. Megjithatë duhet parë edhe kapaciteti për t’u prodhuar, siç ndodhi me vaksinën që kishte mangësi në fazën e parë dhe që tashmë u kapërcye. Ajo do të behët e disponueshme përmes distributorëve farmaceutike në tregun global, por nëse rezulton shumë efektive për trajtimin  e sëmundjes mund të vihet në punë mekanizmi përmes Covax i cili lehtëson aksesin e vendeve që nuk mund ta blejmë këtë medikament në tregun farmaceutik”.

Përsa i përket procesit të vaksinimit, Rockenschaub thotë se Shqipëria ke përmbushur objektivin e vendosur nga OBSH për vaksinimin e 40 % të popullsisë target deri në fund të 2021. Një apel ka edhe për studentët.

“Shqipëria ka një progres të mirë përsa i përket vaksinimit është në trajektoren për të arritur objektivi që ka vendosur OBSH, mbi 40 % të popullsisë deri në fund të vitit 2021. Deri tani Shqipëria është diçka më shumë se 40 %. Problemi është si të rritet kjo përqindje dhe si të realizohet vaksinimi tek ata që janë hezitues. Ne i inkurajojmë studentët të vaksinohen pasi është shumë i rëndësishëm jo vetëm për ta, por edhe për familjarët dhe të afërmit e tyre. Ata duhet të vaksinohen dhe t’i besojnë shkencës si akademik të ardhshëm”.

Për vendet të cilat ende nuk e kanë njohur Coronvac, Rockenschaub thotë se OBSH e ka dhënë vendimin e saj.

“Duke qenë se Kina dhe India janë prodhuesit më të mëdhenj në botë, Sinovak sipas OBSH është efektive dhe e sigurt, ajo është listuar për përdorim emergjent dhe është një opsion sh i mirë për shoqërinë për ta përdorur”.

Në lidhje me situatën e Covid, përfaqësuesi i OBSH në Shqipëri thotë se duhet të rrisim vigjilencën dhe të vijojmë me vaksinim dhe masat për të mbajtur të qëndrueshëm situatën.

“Për momenti situata është e qëndrueshme, por duhet të jemi vigjilentë dhe ta monitorojmë atë në mënyrë të vazhdueshme pasi shumë vende, dhe ato fqinjë ka rritje të rasteve. Prandaj duhet monitoruar situata. Megjithëse ne i kemi mjetet efektive, vaksinimi dhe mbajtja e masave. Dhe po shihet çfarë do bëhet me dozat e treta pasi u vu re që Izraeli e mundi pandeminë me vaksinim”.

Prej Janarit Shqipëria ka vaksinuar plotësisht 915 mijë persona. / Klan

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.