Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Edhe tri anije me drithëra largohen nga portet e Ukrainës

16:23 / November 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
806d0000 c0a8 0242 39e9 08dabbd30222 cx0 cy2 cw0 w1023 r1 s 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tri anije tjera u larguan nga portet ukrainase në mesditën e 1 nëntorit, sipas marrëveshjes për eksportin e grurit nga Deti i Zi.

Kështu tha qendra koordinuese e udhëhequr nga Kombet e Bashkuara.

Deklarata tha se kjo ishte bërë në koordinim me delegacionet ukrainase, turke dhe të OKB-së në qendrën me bazë në Stamboll, dhe se delegacioni rus ishte informuar.

Ky eksport është realizuar pavarësisht faktit që Rusia është tërhequr nga marrëveshja më 29 tetor, duke pretenduar se nuk mund të ofrojë më garanci për anijet civile.

Marrëveshja mes Ukrainës dhe Rusisë është ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia.

Marrëveshja fillestare ishte caktuar të zgjaste 120 ditë, me opsionin për ripërtirje më 19 nëntor “nëse asnjë palë nuk kundërshton”, tha zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric në një deklaratë më 28 tetor.

Ajo çliroi eksportet nga tri portet e Ukrainës – Odesa, Chornomorsk dhe Yuzhne – të cilat ishin bllokuar që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit.

Me këtë marrëveshje u lejua që afro nëntë milionë tonë drithë të largoheshin nga këto tri porte.

Rusia dhe Ukraina janë të dyja furnizuese kyçe të drithërave, dhe konflikti i vazhdueshëm vetëm ka vënë në pah brishtësinë e zinxhirit global të furnizimit me ushqime, kur dy shtetet kryesore janë jashtë tregut.

Më 2021, Rusia dhe Ukraina janë renditur si lidere globale në eksport të elbit, misrit, luleve të verdha për vajra, farave të lulediellit dhe vajit të lulediellit.

Së bashku, ato eksportojnë pothuajse 30 për qind të furnizimeve me grurë në botë. Rusia eksporton 17 për qind të grurit në nivel botëror, ndërsa Ukraina rreth 20 për qind të luleve të verdha për vajra./rel

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas 36 vitesh, Hungaria hap dosjet e policisë sekrete të komunizmit

22:41 / November 4, 2026

Aksident ajror në Florida, helikopteri rrëzohet në det, një viktimë dhe dy të plagosur

22:01 / November 4, 2026

Obama pas fitores së demokratëve: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë

10:19 / November 4, 2026

Donald Trump: Lufta me Iranin ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit

10:00 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.