Ish-Presidenti Ilir Meta i është kundërpërgjigjur reagimit të kryeministrit Edi Rama në lidhje me çështjen e dosjeve të ish-Sigurimit.
Ai ka rishpërndarë një foto të një reviste të botuar në 1983, dhe bën ironi përmes një karikature që sipas tij mban autorësinë e Kryeministrit, duke e quajtur të “preferuarin e Sigurimit”.
“Ju përshëndes me këtë karikaturë të karikaturistit të preferuar të Sigurimit, Edi apo Edvin Rama, përshtatur në një shkrim të revistës “Në shërbim të popullit”, 10 tetor 1983, ku çuditërisht në shkrimin e porositur nga Sigurimi flitet për heroizmin e një “Mata Hari” shqiptare të quajtur Neta”, shkruan Meta.