Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Edi, ik se na mërzite…”! Ish-ministri zbulon kush e përzuri Ramën nga mbledhja e PD-së në 90-ën

22:14 / December 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha rama gerdec 2008 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Ekonomisë në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike, Genc Ruli, zbuloi për herë të parë se si u përjashtua Edi Rama nga mbledhja e parë në dhjetor të vitit 1990 për themelimin e PD-së.
Ruli hodhi poshtë akuzat që Rama është nxjerrë nga mbledhja nga Sali Berisha, duke thënë se atë e ka përzënë Gramoz Pashko, pasi filloi të shfaqte mendime radikale dhe të bënte sherr me shumë të pranishëm në mbledhje.
“Shqipëria ç’e modeli më parësor, Bullgaria ngjan më shumë me modelin tonë. Në Shqipëri nuk pati dhunë, pati shumë segmente nga pushteti që tentuan dhunën, por nuk e konkretizuan dot. Në Tiranë s’guxohej dhuna, por ama nëpër qarqe ka pasur dhunë psikologjike, por edhe fizike. Sidoqoftë, ishte dëshpërimi i liderëve komunistë, që e kuptuan se do të paguanin çdo masakër.
Në lidhje me Edi Ramën, ai tha se nuk ka të vërtetë kur e personifikojnë kur thonë se ishte Sali Berisha që nuk e la të futej në PD. Unë Edin e njohja, ishte një djalë liberal, me guxim, guxonte të fliste. Kishte filluar të prononcohej edhe gjatë 1990. Në ngjarjet e dhjetorit ai nuk ishte në Shqipëri dhe unë ngjarjen e lidh me datën 13, sepse atëherë nisi konflikti. Ne po bënim një hap para për themelimin e partisë. Bëjmë mbledhje, në një dhomë të vogël, ku po rrinim në këmbë dhe Gramozi fillon se duhet bërë statuti, etj, etj. Në bisedë e sipër hyn Edi, u mirëprit nga të gjithë. Na tha se sapo ka mbërritur në Tiranë. Ishte ndër të paktët që u ul në tavolinë, ne po rrinim në këmbë.

Filloi të ndërhynte, gjithmonë i jepte shenjë radikalizimi bisedës, ne ishim shumë të kujdesshëm, pasi e dinim që kishim dhe elementë provokatorë në atë turmë. Ishte një radikalizim që mund të nxitej edhe nga sigurimi, edhe nga pushteti. JO se Rama ishte me porosi, ai ishte nga vetja, nuk ja vë kurrë dyshimin se ishte me porosi, por ndoshta edhe mungesa që nuk ishte në orën e duhur aty, ishte një mënyrë për të marrë rolin e protagonistit. Megjithatë hyri në konflikt me shumë që ishin aty, sa në fund e përzuri Gramozi. “Edi ik se na mërzite, me këto mend nuk je me ne”. Nuk është e vërtetë që e ka bllokuar Sali Berisha. Në atë kohë, me ngjarjet e atyre ditëve, rrezatonin më shumë Azemi, Gramozi, etj”, tha Genc Ruli.

Azemi pashko ruli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.