Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Edi Paloka: Rama po na provokon si Ramiz Alia, të bëjë kujdes se nuk durojmë dot më

21:34 / December 11, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
paloka41
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i ftuar në A2, komentoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, si dhe protestën që sot ishte në ditën e tretë dhe është karakterizuar nga dhuna.

Për Palokën, Lleshaj është detyruar nga Rama për të dhënë dorëheqjen.

Sa i përket protestës, Paloka shprehet se Rama nuk është përpjekur të qetësojë situatën, por sipas tij, ai ditën e sotme i nxiti të rinjtë.

“Ai e tentoi qetësinë një ditë më parë me Lleshajn, ndërsa sot në vend që të qëndronte në një pozicion për të qetësuar qytetarët, doli si një arrogant i pafytyrë duke i ofenduar të rinjtë. Kështu i quajti edhe Ramiz Alia protestuesit, kështu na ka trajtuar edhe ne në fillim, duke na quajtur huliganë, kështu po vepron edhe Rama. Ata të rinj nuk marrin urdhra nga partitë politike. Unë nuk e vë në diskutim që aty ka qytetarë me bindje të djathta, por ka edhe shumë që janë me bindje të majta.

E gjitha kjo që po ndodh, tregon paaftësinë e policisë dhe të gjithë drejtuesve të tjerë që larguan profesionistët”.

paloka ramiz alia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.