Sonte nuk do të ketë Prime në Big Brother. Të gjithë sytë dhe veshët janë për tek finalja e madhe
Të shumtë janë ata që pyesnin se çfarë është duke përgatitur stafi për mbylljen e këtij spektakli, por edhe për 4 konkurentët që ia dolën të shkonin deri në finale.
Në rrjet ka qarkulluar lajmi se do të jetë Edi Rama ai që do t’i dorëzojë trofeun fituesit.
Në disa media lajmi është botuar, duke u shprehur se kryeministri ka rënë dakort që të jetë i ftuari i nderit në këtë format, ku dhe do të kurorëzojë fituesin e madh të 115 mijë eurove, por duket se ky lajm është ende i pakonfirmuar.
Disa prej tyre do të performojnë edhe këngët e reja të kompozuara pasi kanë lënë shtëpinë e Big Brother. Ndërkaq të shumta janë edhe suprizat që produksioni ka përgatitur për ta.
