Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Edi Rama flet për herë të parë për “gardistin e 21 Janarit në listat e PS”: Ai nuk ka vrarë askënd!

14:38 / May 1, 20172 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ed rama 21janar 2015
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri, Edi Rama ka folur shkurtimisht për herë të parë lidhur me figurën e Agron Malaj, drejtorit të OSHE-së dhe kreut lokal të PS-së në Mat.

Në një replikë të rrjetin social “Facebook”, ku një komentues i shkruan se pse futi “vrasësin e 21 Janarit” në listën e kandidatëve për deputetë të PS në Dibër, Rama shkruan se Agron Malaj nuk ka vrarë kërkënd në jetën e vet.

Agron Malaj është bërë publik, jo për faktin e të qenit kreu lokal i PS-së në Mat, më shumë se për të kaluarën e tij si ish-komandant Garde, në ngjarjen e 21 janarit të vitit 2011 kur plumbat e “Grupit të zjarrit”, ku edhe ai bënte pjesë, vranë katër protestues socialistë në mes të bulevardit përballë kryeministrisë.

Fillimisht emri i tij u përfol si një prej kandidatëve për deputetë të PS-së në Dibër por në listën zyrtare të publikuar nga PS, emri i tij nuk rezulton. Është edhe kjo arsyeja pse kryeministri Rama duket se vendosi të replikojë me komentuesin.

KOMENTUESI: Po e quan skuadër atë që i prezantove shqiptarëve me Agron Malaj që vrau në 21 janar bravo të qoftë dhe gabim ke bërë që s’na vrave të gjithëve atë ditë
EDI RAMA: O Artur ku e lexove a dëgjove emrin Agron Malaj ti o lumadh, edhe pse ai s’ka vrarë askënd?! Shikoje prezantimin e listës së Dibrës në videon përkatëse këtu dhe pastaj kërko falje po këtu që merresh me llafe rrugësh.

Agron Malaj aktualisht drejtor rajonal i OSHE dhe koordinator elektoral për Bashkinë MAT dhe KLOS, u përfol si kandidat i mundshëm për deputet në qarkun Dibër deri në momentet e fundit. Vetë Malaj në rrjetet sociale ka uruar kandidatët e qarkut dhe ka theksuar se do të punojë me ta për të fituar zgjedhjet.

Në 21 janar Agron Malaj ishte efektiv i Gardës së Republikës por për asnjë moment nuk pati një çeshtje penale të ngritur ndaj tij.
Untitled

21 Janari Edi Rama Lulzim Basha Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nis edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova, opinionistë të rinj, banorë të parë dhe surpriza në spektakël

22:39 / November 17, 2025

Situata me motin e keq në Shkodër, Vengu mbledh Komitetin e Emergjencave Civile

21:39 / November 17, 2025

Përfundon Unaza e Poshtme e qytetit të Burrelit, gati të hapet për qarkullimin e automjeteve

21:20 / November 17, 2025

Taulant Balla: Berisha ia doli ta fundosë PD në shoqatë!

20:20 / November 17, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.