Kryeministri Edi Rama i ka “treguar” kundërshtarit të tij politik Lulzim Basha rrugën që duhet të ndjekë për të ardhur në pushtet.
Duke folur në emisionin “Opinion”, Rama tha se Basha nuk bëhet dot lider pa “vrarë” më parë babain e tij politik (Berishën).
“Nuk ka lider nëse nuk vret babanë tënd politik. Edhe unë e kam respektuar Fatos Nanon, e kam respektuar dhe këshillohem me të, por respekti vjen pasi ta vrasësh. Ta vrasësh politik po themi. Angela Merkel e vrau babanë e saj. E mori e nxorri jashtë nga partia Elmud Kolin. Saliu rri atje. Njeriu ikën dhe thotë vazhdo ti, jo ikën dhe rri ti, ti bëj këtë e atë. Dy rrugë ka, o ti je lider dhe ikën dhe thua ju zgjidhni e ju mbështes, ai që rri atje duhet vrarë. Lulzim Basha duhet të ishte dikush tjetër, ta zgjidhte dhe të rrinte në Lalëz me kalamajt, jo e vuri këtu dhe i thotë jam dhe unë”, tha Rama.
