Rrugët e bashkëpunimit për krizën energjetike, këtë të enjte e gjejnë kryeministrin e vendit, Edi Rama në Beograd të Serbisë. Por nga atje, Rama ka një mesazh për qytetarët e Beratit.
Kreu i qeverisë, Edi Rama thotë se me ta foli për problemet, sfidat dhe vendit tonë në këtë epokë të re kërcënimesh për botën ku jetojmë, po edhe për hallet e kërkesat konkrete të së përditshmes në Beratin e Rilindur.
“Falenderime nga zemra për gjithë ata njerëz, gra e burra, të rinj e të moshuar, në qytet lart në kala e poshtë tutje në fshatin Peshtan, që më nderuan me praninë e tyre mikpritëse dhe më dhanë mundësinë të flas me ta po edhe të dëgjoj prej tyre”.
Postimi i plotë
Falenderime nga zemra për gjithë ata njerëz, gra e burra, të rinj e të moshuar, në qytet lart në kala e poshtë tutje në fshatin Peshtan, që më nderuan me praninë e tyre mikpritëse dhe më dhanë mundësinë të flas me ta po edhe të dëgjoj prej tyre, për problemet e sfidat e vendit tonë në këtë Epokë të re Kërcënimesh për botën ku jetojmë, po edhe për hallet e kërkesat konkrete të së përditshmes, në Beratin e Rilindur që s’ka asnjë krahasim me deri disa vjet më parë, por që duhet e do të jetë patjetër pakrahasimisht më i mirë se sot, pas disa vitesh që vijnë.