Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në kryeqytetin ukrainas, në Kiev.
Kreu i qeverisë e ka bërë me dije lajmin përmes një postimi në “Facebook”. Ky akt është ndërmarrë pikërisht në 30 vjetorin e vendosjes diplomatike mes dy vendeve.
“30 VJET MARRËDHËNIE DIPLOMATIKE
Në këtë vit jubilar Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Kiev, Ukrainë”, shkruan Rama.