Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot Thethin, një nga destinacionet turistike më të bukura në rajonin verior të vendit, teksa ka zgjedhur t’i përcjellë publikut një pjesë të poemës “Nënë Shqipëri” nga kolosi i letrave shqipe, Dritëro Agolli. Thethi është kthyer prej vitesh në një nga pikat më të rëndësishme turistike të veriut të Shqipërisë. Një koment e ka lënë edhe mbesa e Agollit, ish-banorja e “Big Brother Albania Vip 3”, Ilnisa Agolli ku shkurt shkruan “Sa emocione, qava”!
“Ti sytë lan në mëngjes me ujin e krojeve të maleve,
Ti llërët lëmon në mëngjes me shkumën e deteve,
Ti faqet fshin me peshqirin e madh të livadheve,
Ti flokët lyen me lëngun e luleve të bjeshkëve…
Dhe çdo mëngjes bëhesh më e re dhe përze zhubra e rudha,
Ne rrimë në prehrin tënd e dorën na shkon në flokë,
Thinjët na fshin kur gjunjët na dhembin nga udha,
Lodhjen na heq kur zgjuar na tretesh mbi kokë…
NËNË SHQIPËRI – Dritëro Agolli”, shkroi kryeministri.