Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kush e tradhtoi Astrit Avdylajn? Profesori Karamuço zbardh detaje të bujshme

21:42 / July 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ervin Karamuco 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço në emisionin “360 Gradë”, foli për arrestimin e Astrit Avdylaj, në banesën e tij në Shijak. I pyetur nëse Avdylaj është “tradhtuar” duke sjellë arrestimin e tij, eksperti Karamuço tha se nuk e beson këtë fakt. Ai gjithashtu shpjegoi se operacioni për kapjen e tij ka qenë shumë i mirëorganizuar, ndërsa tregoi se ishte vendosur një aparaturë që bënte vëzhgimin e banesave në distancë.

“Nuk është njoftuar asnjë prej komisariateve dhe i vetmi që e ka marrë vesh ka qenë drejtori i qarkut Durrës. Këtë e ka bërë Njësia e Posaçme në Drejtorinë e Përgjithshme. Ky arrestim ndodhi sepse kishin vendosur një aparaturë që bënte vëzhgimin në distancë të banesave. Kjo e kryqëzuar edhe me informacione që vinin në rrugë operative kanë bërë edhe goditjen finale. Armën nuk e ka pasur në brez, por ka qenë një armë që e kishte në banesë. Herën e parë kur është mësyrë banesa e tij ka qenë në arrest shtëpie. Dhe ka thyer arrestin e shtëpisë dhe që nga ajo ditë ishte në kërkim. Pra nuk mendoj që ka një tradhti, por kanë qenë aparatura që ka rënë më gjurmë”, tha eksperti i Kriminalistikës.

Gjatë kësaj interviste, gazetari Dritan Laçi tha se Avdylaj nuk është larguar asnjëherë nga Shqipëria. Dhe se pas daljes nga burgu ka vazhduar aktivitetin kriminal.

“Avdulaj nuk ka ikur kurrë nga Shqipëria, pjesën më të madhe e ka kaluar në burg. Edhe kur doli nga burgu nuk preferoi të ikë nga Shqipëria. Ajo që e ka “tradhtuar” ka qenë një epokë e re që ka nisur. I gjithë operacioni dhe forcat që kanë marrë pjesë kanë ardhur nga Tirana dhe nuk ishin të Durrësit. Avdylaj në Shijak ndihej i sigurt. Kjo ndoshta i ka dhënë edhe një siguri, mund të them që nuk është personazhi më kryesor i krimit, besoj se ka të tjerë…”, tha Laçi.

ASTRIT AVDULAJ detaje Karamuço
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës: Shqipëria, model i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare

14:29 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.