Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Edi Rama thirrje fasonëve: Vajzat e TikTok-ut, nuk ju vijnë në punë me rrogë 40 mijë lekë

12:09 / March 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 92
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama në një takim me sipërmarrjen për të diskutuar mbi domosdoshmërinë e rritjes së mëtejshme të pagave, tha ndër të tjera edhe se gjendja ku ndodhen sot fasonët është për shkak se nuk kanë menduar për këtë ditë, por kanë menduar vetëm sesi të shfrytëzojnë punonjësit. Thirrja e kreut të qeverisë për fasonët është se vajzat e TikTok-ut, nuk vijnë në punë me 40 mijë lekë.

“Ta mbajmë punonjësin shqiptar si sytë e ballit, ta mbajmë me çdo çmim. Të rrofshin miliardat nëse të ikin punëtorët. Nëse sot ka një situatë dramatike industria e fasonëve është se nuk kanë menduar për këtë ditë.

Ato gratë që i kanë marrë që në vitet ’90 dhe i kanë marrë shpirtin me tre turne se na i kërkon Armani dhe Versaçja, sot i ka ardhur mosha e pensionit dhe nuk kanë me kë i zëvendësojnë. Me vajzat e TikTok-ut? Do të vijnë vajzat që lozin në TikTok në Kamëz e Paskuqan e do të rrinë aty për 40 mijë lekë? Dhe ju diskutoni që nuk e paguajmë dot atë 40 mijë lekësh.

I gjithë sistemi duhet ndryshuar, duhet kaluar në një cikël të mbyllur, në “Made in Albania”. “Ujku” ka nisur t’ju hajë. Ne sigurisht që do të marrim edhe punonjës të huaj, por nuk bëhet shtëpia me miell hua. Nuk jemi ne në kushtet e Gjermanisë. Nuk them të vini këtu rrogat e Gjermanisë, por ama nëse ka paga që kompensojnë bilancin e shpenzimeve dhe bëjnë që në fund të muajit t’i dalë llogaria punëtorit, këtu do i keni. Nuk kanë se çfarë bëjnë në vend të huaj”, tha Rama.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spiropali për zhvillimet në Serbi: Shpresojmë në një kapitull të ri për demokracinë dhe bashkëpunimin në rajon

12:19 / October 26, 2026

Zbardhen detajet nga mbledhja e Ramës me socialistët

11:53 / October 26, 2026

Subvencionimi i qirasë mujore nga shteti, zv. ministri Musabelliu/ Si do funksionojë skema dhe kush përfiton

11:06 / October 26, 2026

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

10:58 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.