Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Edi Ramën sot e mbron vetëm mafia”- Berisha: Pas fustanit të Lubisë, qëndron lëkura e tij!

20:13 / April 27, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PD-së Sali Berisha foli sot me demokratët në foltoren e radhës përpara Kryeministrisë, si çdo të hënë. Berisha theksoi edhe një herë se opozita nuk mund të pranojë më mburojnë parlamentare që Rama po i bën aferave të Ballukut dhe AKSHI-t.

Më tej shtoi se Ramën sot nuk e mbron asnjë socialist i ndershëm dhe asnjë shqiptar, por vetëm mafia.

Berisha: Pasi refuzoi dhe përdori si mburojë 83 mandatet e krimit, Edi Rama në mbrojtje të dosjes së tij dhe Lubi Ballukut, është bërë për çdo shqiptarë më armik, më i rrezikshëm se kurrë ndonjëherë më parë. Me këtë vendim ai u faktoi shqiptarëve se nuk ka, nuk do lerë vendim pa marrë ,veprim pa kryer për të shpëtuar lëkurën e tij. E vërteta pas fustanit të Lubisë qëndron lëkura e Edi Ramës, të lidhur përjetësisht në krim dhe vjedhje. Edi Rama e ndjen. Ka një panik të madh, tmerr nga qytetarët. Në Dibër u bëri thirrje socialistëve të na mbroni nga këta dhe ata me gjuhën e tij prej ordineri. E ndjen veten të përfunduar.

E ka shumë të qartë, se nuk ka qytetarë dibran që mund të mashtrohet dhe të pranojë morali e hajdutit. Nuk ka shqiptarë që nuk konstaton se jeta e tij bëhet gjithnjë e më e vështirë, se xhepat e tij zbrazen gjithnjë e më shumë, çmimet rriten, e ardhmja në Shqipëri bëhet e pamundur. Ne ftojmë shqiptarët, të bashkohemi në këtë betejë vendimtare. Ne sdo pranojmë kurrë që ky person që mund të vësh 100 epitete të mbajë peng Shqipërinë dhe shqiptarët. Kemi program së pari të kthejmë dinjitetin shqiptarëve. Askush më mirë se ne nuk e di se gjithçka fillon me votën e lirë. Të gjithë sa jemi këtu, bashkohemi si luftëtarë të votës së lirë.

Edi Rama kërkoi mbrojtje në Dibër, në një kohë kur Dibra është boshatisur si kurrë në historinë e saj. E tërë Shqipëria rurale është bërë e paqenë. Sot mijëra qytetarë nga Dibra, Korça, nga Tropoja, Kukësi, Shkodra vrapojnë të blejnë naftën në vendet përreth. Sepse Shqipëria është vendi me rrogat më të ulëta, çmimet më të larta. Vendi i shndërrua në koston më të lartë të jetesës. Kush mund ta mbrojë Edi Ramën sot? Askush. Por Edi Ramën nuk e mbrojnë dot as socialistë. E mbron vetëm mafia. Ajo parti është themeluar mbi krimin, vazhdon mbi krimin dhe mbahet nga krimi. Socialist i ndershëm nuk e mbron. Nuk ka patur antishqiptarë më të hapur pas Enver Hoxhës sa Edi Rama.

Berisha Edi Rama lubise mafia mbron
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.