Pas suksesit të padiskutueshëm të edicionit të parë të ”Big Brother VIP“ të gjithë po duan të dinë se kur do të nisë edicioni i dytë. Pjesmarrja e personazheve të njohur në këtë format u rriti akoma dhe më shumë famën atyre.
Ndërkaq, së fundmi po qarkullojnë edhe thashetheme për “Big Brother VIP 2” dhe cilët do jenë pjesmarrësit e këtij edicioni.
Ndër ta janë Eva Murati, Kejvina Kthella, Ledri Vula, Shpat Kasapi, Fatjon Kuqari, Vin Veli, Roza Lati janë disa nga emrat e lakuar për momentin.
Ende nuk ka patur nje konfirmim zyrtar,mirëpo shumë prej këtyre personazheve në intervista e kanë shmangur si pyetje, por nuk e kane mohuar.
Ndonëse personazhet nuk janë konfirmuar ende, moderatorja e emisionit do jetë përsëri Arbana Osmani, e cila ka deklaruar se në shtator do të kenë planin gati dhe në fund të vitit pritet të jenë gati për të rinisur edicionin e ri.
Ndërkohë kujtojmë që Arbana nënë e dy djemve Joni dhe Dielli është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të tretë. Ndërkohë ky do të jetë fëmija i dytë me regjisorin e njohur Eduart Grishaj, me të cilin është në një marrëdhënie prej kohësh.