Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Edith Harxhi plas deklaratën e fortë: Ja çfarë i ka kërkuar INSTAT Ramës

20:41 / June 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edith harxhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Edith Harxhi ka folur në një program televiziv për shpopullimin e Shqipërisë në mënyrë të frikshme gjatë qeverisjes së Edi Ramës, si dhe për rezultatet e censusit që INSTAT i ka vonuar 8 muaj.

Harxhi iu referua raportit të EUROSTAT dhe theksoi se në 10 vitet e fundit në BE janë larguar mbi 950 mijë shqiptarë, pa llogaritur SHBA-të, Britaninë e Madhe apo vende të tjera që nuk janë pjesë e unionit.

Sipas Harxhit, INSTAT ka vonuar shifrat e censusit të popullsisë në Shqipëri dhe i ka kërkuar Edi Ramës që ta anulojë këtë proces pasi ka dështuar, por një gjë e tillë nuk është marrë parasysh nga kryeministri.

“Censusi është me dy vite vonesë dhe mospublikimi i rezultateve tregon se ka pasur problematika të mëdha dhe prandaj po e vonojnë.

Deri tani kemi të bëjmë me diku te 950 mijë shqiptarë të larguar vetëm në 10 vitet e fundit sipas EUROSTAT dhe kjo është vetëm në vendet e BE-së pa disktuar dhe përfshirë Britaninë e Madhe, ShBA-të apo vendet e tjera që janë jashtë unionit.

Censusi i fundit në Kosovë, apo serioziteti i të dhënave të përpunuara në Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni, tregojnë se INSTAT ka shumë probleme për faktin se mospublikimi i këtyre të dhënave rëndon jashtëzakonisht shumë mbi moralin e kësaj qeverie. Tashmë u bënë 8 muaj që këto të dhëna nuk publikohen dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë kur të publikohen sepse kryeministri ka thënë para disa javësh që do i publikojë në datë 29 qershor.

Sipas informacioneve që na vijnë nga personeli i INSTAT, i kanë kërkuar kryeministrit ta anulojnë këtë census siç bëri Maqedonia para disa ditësh sepse ky census ka dështuar por duket se zoti kryeministër kërkon të shkojë përpara me ato formulat e tij ‘shto ujë shto miell’ dhe të dali me një rezultat që mund të na surprizojë të gjithëve dhe do të jetë absolutisht i dënueshëm dhe kritikueshëm nga të gjithë ne sepse ne e njohim realitetin“, tha Harxhi.

Edi Rama edith harxhi Instat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi rinis punimet më 8 shtator, publikohet rendi i ditës

18:56 / September 4, 2026

“Mirë se të gjeta, Shqipëri!”/ Ambasadorja e re e BE-së nis detyrën: Do të mbështesim rrugëtimin drejt BE

16:42 / September 4, 2026

Berisha drejt SHBA-së më 6 shtator, një grup emigrantësh paralajmërojnë protestë kundër tij: “Berisha non-grata, Berisha në burg”

11:08 / September 4, 2026

Rama reagon sërish për bllokimin e faqeve të protestës: “Aludimi juaj i paturpshëm tregon çfarë lloj demokratësh jeni”

10:14 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.