Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Edmond Panariti i përgjigjet historianit Paskal Milo: Linja arbërore e Skënderbeut është e bardhë si bora!

19:25 / May 28, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edmond panariti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti dhe ministri Edmond Panariti, me profesion veteriner, ka reaguar pas një deklarate të vjetër të historianit Paskal Milo mbi origjinën e Gjergj Kastriot Skënderbeut, e cila është ribotuar ditët e fundit në disa portale.

“Ja cilat janë rrënjët Arbërore të Skënderbeut dhe fisit të tij.

Kastriotët janë familje fisnikësh arbër ashtu si Muzakajt, Topiat, Balshajt.

Kastrioti i parë, i përmendur në dokumentat e historisë ka qenë kreu i Kaninës së Vlorës sipas të dhënave burimore të vitit 1368.

Por fisniku i parë i mirë dokumentuar Kastriot, (1394) ka qenë gjyshi i Skënderbeut, Pal Kastrioti zot i Sinjës (sot fshati Arras në Dibër) dhe i Gardhit të poshtëm.

Ai pati tre djem Aleksin, Konstandinin dhe Gjonin (babanë e Skënderbeut) .

Babai i Skënderbeut, Gjon Kastrioti, ishte zot i Matit, sipas të dhënave burimore të vitit 1437.

Ai i zgjeroi territoret e tij, por u mposht nga osmanët të cilët i morën djalin e vogël peng, heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti.

Linja arbërore e Skënderbeut është e bardhë si bora”, shkruan Edmond Panariti.

Lexo edhe: “Nëna e Skënderbeut me origjinë serbe ”, Paskal Milo: Fjalët e mia janë shkëputur nga konteksti, për t’u shfrytëzuar nga qarqe ekstremiste islamike që financojnë disa portale në Shqipëri

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.