Pjesëmarrja e transgjinores Edona James në “Big Brother Vip Kosova” ka tërhequr shumë vëmendje.
Ajo ka bërë disa deklarata, të cilat janë bërë virale nëpër media e rrjete sociale. Së fundmi, i befasoi të gjithë kur e krahasoi veten me komandantin legjendar, Adem Jasharin.
“Emri im është me zë, sikur ai i Adem Jasharit”, tha ajo.
Kjo ka bërë që të ketë reagime të ndryshme e një tillë u bë nga ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka.
“Para nja 15 viteve kam pas shkruar: Isha për vizite tek varri i Adem Jasharit, i cili me tha: -O kuku, kuku për mu, po për shumë e mu*** kemi luftuar”, u shpreh ai.