Në “Big Brother Vip Kosova” u shkaktuan mjaft diskutime dhe debate mes banorëve nga një rreng që Edona dhe Adri përgatitën bashkërisht. Kjo erdhi si ide nga Adri për ta bërë xheloze Ilirjanën, të fejuarën e tij, se gjoja Edona ka pëlqim ndaj tij.
Kur në “Prime” u zbulua se ishte rreng, Edona tha se kurrë nuk do të tentonte t’ia merrte bashkëshortin dikujt.
“Kur më shkruajnë burrat e martuar, ua bëjë bllok”, u shpreh Edona.