Ish-deputeti i PS-së, Mark Frroku u arrestua për konfliktin e ndodhur dje në Kepin e Rodonit. Emri i tij padashje u bë çështje diskutimi në mbledhjen e sotme të Komisionit të Financave dhe Ekonomisë. Kryetari i Komisionit, deputeti i PS-së Eduard Shalsi po diskutonte mbi pikat e rendit të ditës, i është drejtuar deputeti të PS, Frrok Gjinit, duke i thënë “zoti Frroku”. Ky i fundit i është kthyer me batutë duke i thënë ‘s’jam Frroku, jam Gjini… Frroku është në…”.
Pjesë nga diskutimi:
Shalsi: Kalojmë në votim nëse nuk ka diskutime të tjera? Duke falënderuar të ftuarit kalojmë tek pika e dytë e rendit të ditës, lidhur me projektligjin e depozituar nga Petrit Vasili. Projektligji është, iniciativë që shoh… e kemi diskutuar këtë por nuk kemi votuar
Gjini: Deri në 2022 o vëlla.
Shalsi: E kemi diskutuar, por nuk kemi marrë një vendim zoti Frroku.
Gjini: Nuk jam Frroku, jam Gjini, Frroku është në…
Shalsi: Frrok Gjini pra… (buzëqesh)
