Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Eduard Zaloshnja/ “Bashki” është shqip! “Komunë” është fjalë e huazuar…

22:11 / October 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
komune1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fjala “komunë” është një huazim në shqip (shembulli më i njohur i një komune në historinë europiane është Komuna e Parisit më 1871). Një përkthim i drejtpërdrejtë në shqip i fjalës “komunë” është fjala “bashki”. Por nuk dihet për ç’arsye, gjatë mbretërimit të Zogut dhe në periudhën 1992-2015, njësitë administrative rurale quheshin komuna në Shqipëri, ndërsa ato urbane quheshin bashki.

Me reformën territoriale të 2015-ës u zhduk nga fjalori zyrtar emërtimi komunë, pasi vendi u nda në 61 bashki; disa urbano-rurale e disa thjesht rurale. Për gjuhëtarët, ky mund të ketë qenë një zhvillim i mirëpritur, por për banorët ruralë të vendit, ndoshta jo. Dikush që banon prapa malit të Dajtit, duhet të zbresë deri në qendër të Tiranës, për të zgjidhur një problem në bashki…

Aktualisht po diskutohet për një reformë të re territoriale në Shqipëri, nisur nga problemet ekonomike, financiare, e sociale që janë vërejtur në 6 vjetët e funksionimit të 61 bashkive. Duke analizuar këto probleme, numri i bashkive mund të tre- ose katër-fishohet, por do të ishte paradoksale të ktheheshim përsëri tek 65 bashkitë urbane dhe 308 komunat rurale të para 2015-ës.

Kështu, për shembull, bashkia aktuale e Tiranës mund të ndahet në 4 bashki: 1- Tirana urbane, Farkë-Krrabë, Ndroq-Pezë dhe Dajt. Bashkia aktuale e Pogradecit mund të ndahet në 4 bashki: Pogradeci urban, Buçimas-QafëPlloçë, Mëmëlisht-Lin dhe Mokërr. Ndërsa bashki të vogla si Konispoli, Finiqi, Dropulli, Pusteci, Prrenjasi, Belshi, etj. etj., nuk kanë ku të ndahen më…

bashki zaloshnja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dënon vendimin e Hagës/ Peleshi lexon deklaratën në Kuvend: Lufta e UÇK-së ishte lufta e një populli për çlirim

15:21 / September 17, 2026

O sa mir me ken… dëshmitar, o hej!!

11:11 / September 17, 2026

Shqipëria dënon vendimin e Hagës/ Deklaratë e përbashkët në Kuvend kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

10:50 / September 17, 2026

Presidenti Begaj dekreton Ervin Demon si ministër të Brendshëm

10:09 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.