Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Eekspozita e piktorit Bakalli në COD, Rama: Shfaqje ngjyrash

19:35 / November 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Edi Rama 1024x599 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama këtë mbrëmje mori pjesë në ekspozitën e piktorit Naxhi Bakallit. Gjatë fjalës së tij në këtë aktivitet, Rama vlerësoi piktorin Bakalli, teksa tha se kur kujton periudhën kur ishte student, bëhet i vogël para tij. Kreu i qeverisë shtoi edhe se kjo ekspozitë është një shfaqje e bukur linjash dhe ngjyrash.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama

Unë e mbaj mend profesorin si një personazh hijerëndë, i heshtur, mbrapa kornizës së xhamit të derës së ateliesë së tij në Liceun Artistik, ku për shkak të gjatësisë, unë shikoja përtej xhamave të dyerve dhe gjithmonë i ulur tek tavolina e mësuesit që vizatonte. Gjithmonë më kujtohet ajo kohë dhe ajo korniza e xhamit dhe më duket se kthehem në kohë dhe bëhem i vogël para tij.

Sa herë shoh filma me momente që lidhen me punën e murgjëve, gjithmonë më kujtohet profesori dhe nëse ju e keni parë filmin “Emri i trëndafilit”, aty ka shumë imazhe të murgjve të përkulur mbi letrat e kohës, shkruajnë dhe pikturojnë.

Ka edhe një moment të tretë që lidh të dyja gjërat bashkë, që lidh njeriun me dedikimin ndaj veprës që do ta gjeni nga fundi i korridorit, ku është një burrë dhe një grua në krevat. Kartolina romantike e dashurisë së paepur të burrit për zonjën dhe sot është hera e parë ku unë e takoj profesorin dhe zonja nuk ishte në perimetrin e 1 metër rreth tij dhe u trondita dhe i thashë: Ku është dashnia?

Ka një romantizëm në figurën e Naxhi Bakallit që e bën atë një personazh dhe një njeri jashtëzakonisht të veçantë. Qofsh i dashuruar dhe në shumë vitet që do të kesh para dhe paç këtë dritë të brendshme dhe këtë pasion që të mban të përkulur para pikturës. Është një shfaqje e bukur linjash dhe ngjyrash. Ju uroj të gjithëve që pas kësaj shfaqje të ndjeheni dhe më mirë për meritë të Haxhi Bakallit dhe për të atyre që profesori e bëri me shumë xhentilesë.

COD Edi Rama piktori Bakalli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.