NASA paralajmëron se së shpejti në Antarktidë do të shkëputet një akullnajë gjigante me sipërfaqe sa dyfishi i Nju Jorkut.
Sipas Agjencisë Amerikaen të Aeronautikës dhe Hapësirës, kjo akullnajë së shpejti do të shkëputet nga akullnaja masive që quhet Brunt.
Shkencëtarët kanë gjetur kratere të mëdha që paraqesin fazën e fundit të shkëputjes së akullnajës ndërsa dëshmi e kësaj janë edhe pamjet e krahasuara satelitore të realizuara më 30 janar të vitit 1986 dhe 23 janar 2019.
Hulumtuesi Joe McGregor pohon se ngrohja globale përshpejton shkrirjen e akullit në Antarktidë dhe se çarjet në akullnajën Brunt janë fakte të pamohueshme për këtë.