Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Efektet në remitanca nga Covid-19, prurjet e emigrantëve rriten me 1% në tremujorin e parë të vitit

13:28 / June 11, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
para leke 600x360 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në tre muajt e parë të 2020-s emigrantët që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit sollën në Shqipëri 152 milionë euro, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka një rritje të lehtë prej 1%.

Prej të paktën 5 vitesh, tendenca e remitancave i ishte rikthyer rritjes, e lidhur kjo me rigjallërimin e ciklit të emigracionit në Shqipëri, ku të ikurit rishtazi kanë lidhje të forta me vendin mëmë dhe pasi stabilizohen me punë, kanë tendencën tu dërgojnë para të afërmeve të tyre. Në të kundërt pas vitit 2008 prurjet e emigrantëve kishin shënuar rënie ciklike për disa vite (deri në 2016-n), pasi emigrantët e larguar në mes të viteve ’90 kishin filluar të ndërprisnin lidhjet me shtetin e origjinës.

Por, tendenca rritëse pritet të ndikohet nga pasojat që Covid-19 ka shkaktuar në ekonominë globale, sidomos në shtetet fqinjë.

Elton Çollaku, CEO i Unionit Financiar Tiranë, agjent i transferimit të parave të Western Union, për Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kosovën, tha se muajt e parë të viti kishin nisur me një tendencë mjaft pozitive. Por, në 10 ditëshin e fundit të muajit mars, krijimi i një situate kaotike dhe paniku në vendet fqinje dhe mbyllja e menjëhershme e vendeve të punës, sidomos në Itali dha efekt të menjëhershëm në paratë që dërgoheshin në Shqipëri. Kjo tendencë ishte më e dukshme kryesisht nga Italia dhe Greqia, që janë dhe dy shtetet kryesore nga vijnë remitancat në Shqipëri.

Situata ishte e ngjashme dhe në muajin në vijim, por gradualisht nga fundi i prillit me rikthimin e lehtësive më vendet e Perëndimit filloi normalizimi i remitancave, ndërsa maji është rikthyer në vlera pozitive.

Çollaku thotë se sjellja e remitancave reflekton se si kanë qenë masat në vendet e Perëndimit. Në shtetet që kanë pasur masa më të lehta nuk ka ndryshuar shumë tendenca, psh në Gjermani, Zvicër, apo vendet skandinave.

Shtetet që janë prekur më fort dhe ku masat kanë qenë më të ashpra kanë pasur efekt më të madh në remitanca, ky kryesorja është Italia, por më pas edhe Anglia, e cila u mbyll pak më vonë.

Ai shton se me lehtësimin e masave gjërat i janë kthyer normalitetit dhe remitancat nga kanalet zyrtare kanë tendencë të rikuperojë, pasi janë rihapur ekonomitë dhe njerëzit i janë rikthyer vendeve të tyre të punës.

Një arsye kryesore, sipas tij lidhet edhe me faktin që mbyllja në Shqipëri, që kulmoi në prill, ka krijuar një situatë të vështirë tek familjet, të cilat po u kërkojnë ndihmë të afërmëve të tyre jashtë. Kjo tendencë ka qenë më e dukshme në muajin maj dhe në qershor./ Monitor

remitancat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham

22:41 / June 23, 2026

Çmimi i naftës bie në nivelin më të ulët që nga fillimi i luftës në Iran

16:00 / June 16, 2026

Bien çmimet e naftës pas njoftimit të marrëveshjes SHBA-Iran

09:10 / June 15, 2026

Goditjet e SPAK dhe një rrezik i madh në horizont

12:19 / June 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.