Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Efekti Kamala në sondazhe, Zaloshnja: +1.3% javën e fundit, +4.6% muajin e fundit

14:48 / August 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trump harris
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Eduard Zaloshnja

Statisticieni Nate Silver u bë i famshëm më 2008 në Amerikë, sepse parashikoi saktë fituesin në 49 nga 50 shtetet në garën presidenciale. Më 2012 ai e parashikoi saktë fituesin në 46 nga 50 shtetet. Ndërsa më 2016 ai gaboi milimetrikisht në tre shtetet kyçe që dërguan Trumpin në Shtëpinë e Bardhë: Pennsylvania, Michigan dhe Wisconsin. Katër vjet më vonë, Nati Silver e korrigjoi shënjestrën statistikore!

Aktualisht Nate Silver publikon një buletin ditor (i quajtur Silver Bulletin), ku bën përmbledhjen statistikore të të gjitha sondazheve që zhvillohen në 50 shtetet e SHBA-së në lidhje me garën presidenciale. Në buletinin më të fundit, ai ka llogaritur mesataren e ponderuar statistikisht të të gjitha sondazheve aktuale, duke e krahasuar atë me një javë dhe një muaj më parë.

Nga krahasimi rezulton se kuotat e Kamala Harris janë rritur në rang kombëtar me 1.3 pikë brenda një jave dhe me 4.6 pikë brenda një muaji. Ndër shtetet ku efekti Kamala ka qenë më i madh, Virgina ka shënuar rritjen më të madhe të kuotave të Kamalës brenda një jave dhe Michigan brenda një muaji.

Kamala ka epërsi 2.9-3.5 pikë në tre shtetet që e penguan Hillari Clinton të shkonte në Shtëpinë e Bardhë më 2016 (Pennsylvania, Michigan dhe Wisconsin). Ndërkohë, kamala është rrotë më rrotë statistikisht në katër shtete që Trumpi duhet t’i fitojë patjetër, për të mbetur në garë (Georgia, Arizona, North Carolina dhe Nevada).

Capture 97

eduard zaloshnja harris
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky: Negociatorët amerikanë kishin ide të mira për fundin e luftës

13:37 / September 8, 2026

Grabitje në muzeun e Renoir në Francë, vidhen katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro

10:18 / September 8, 2026

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.