Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 59-vjeçar i cili kishte kultivuar kanabis. N.Gj., nga Zall Bastari tentoi të korruptojë me një shumë parash efektivët për të mos kryer veprime të mëtejshme.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të territori, kanë evidentuar dhe goditur 1 tjetër rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin “Mal Vilëz” Zall-Bastar.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. Gj., 59 vjeç. Gjithashtu, ky shtetas në momentin e ndalimit nga Policia, ka ofruar një shumë të konsiderueshme parash që mos kryheshin veprime në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike”, thotë policia.