Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Efektivja e Policisë bëhet me shtëpi falë kredisë me 0% interes, Lamallari i shkon për vizitë

16:20 / August 30, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lamallari 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Programi i qeverisë për kredi me 0% interes po u jep mundësi punonjësve të administratës publike të blejnë banesën e tyre të parë. Një prej përfituesve është Xhestina, punonjëse e Policisë së Shtetit prej tre vitesh dhe nënë e dy vajzave, e cila tashmë është zhvendosur në shtëpinë e re falë këtij programi.

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, vizitoi banesën e saj dhe u bëri thirrje punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore të aplikojnë për të përfituar nga skema.

“Nëse i shërbeni sigurisë së vendit dhe qytetarëve, mundi dhe sakrifica juaj dhe e familjes tuaj, shpërblehet! Shtëpia e parë për një familje të re, si ajo e Xhestinës, punonjëse e Policisë së Shtetit u bë e mundur falë programit të qeverisë shqiptare për kreditë me 0% interes bankar. Nëse je pjesë e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe plotësoni kriteret përfituese -apliko dhe ti! Aplikimet janë të hapura deri më 25 shtator” tha Lamallari. 

Qeveria ka vënë në dispozicion 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës publike që duan të blejnë një banesë. Aplikimet janë  hapur që nga 27 gushti deri më 25 shtator 2026 dhe do të kryhen përmes portalit e-Albania.

Programi parashikon financim sipas çmimit të referencës dhe sipërfaqes që përcaktohet nga certifikata familjare. Nga kjo skemë do të përfitojnë punonjës të pesë institucioneve: 70 kuota për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, 70 për Ministrinë e Mbrojtjes, 70 për Ministrinë e Arsimit, 70 për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe 20 për Policinë e Burgjeve.

Për të përfituar nga kredia, aplikuesit duhet të jenë të punësuar në administratën publike sipas ligjit “Për strehimin social”, të mos kenë banesë në pronësi ose në proces legalizimi, ose të kenë një banesë nën normat e strehimit. Po ashtu, ata nuk duhet të zotërojnë pasuri të paluajtshme apo të luajtshme me vlerë mbi gjysmën e vlerës së banesës që do të blihet me kredi të lehtësuar dhe nuk duhet të kenë përfituar më parë nga programe të tjera të strehimit social.

efektivja kredia lamallari policise vizite
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedia në brigjet e Qipros/ Konfirmohen 6 viktimat e para nga përmbysja e tragetit

15:19 / August 30, 2026

Para shpalljes së vendimit në Hagë, Komuna e Prishtinës shpalos banerin gjigant në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Shpallini të pafajshëm! (Foto)

14:00 / August 30, 2026

Programi “pas shkolle”, nis zbatimi në shtator për 408 shkolla në rang vendi

13:21 / August 30, 2026

Euro dominon kursimet, prezencë e lartë në kredi e borxh

12:40 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.