Pas eliminimit nga “Big Brother Vip”, Efi rrëfeu se lumturinë më të madhe e ka ndjerë kur takoi familjarët e saj, të cilët e kanë puthur në ballë nga gëzimi e krenaria për lojën dhe sjelljen që ka treguar brenda në shtëpi.
“Ajo ishte lumturia ime më e madhe. Në momentin që unë u futa në shtëpi dhe kisha babin duke më puthur në ballë dhe mamin duke më përqafuar. Madje edhe vëllain se ai nuk para puth, i ka ngjarë motrës. Ishte gjëja më e bukur që ka ndjerë ndonjëherë. Nuk kisha arritur akoma të mësoja se si isha pritur nga publiku. E dija që isha mirë, por deri aty. Kur pashë atë gëzimin në sytë e prindërve të mi, por edhe lotët e babit, u ndje shumë keq që dola nuk e prisnin. Gjithsesi unë prandaj them e kam fituar “Big Brother-in” tim, pikërisht nga gjithë ajo dashuri që unë mora”, është shprehur Efi.
Sa i përket reagimit të partnerit, bukuroshja ka shtuar: “Po edhe ai më puthi në ballë, por nuk do të shprehet shumë. Nuk më shprehet shumë”.