Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Pas 52 vitesh/ Efica: Burreli e Valbona janë përballur 8 herë në 4 sezone futbollistike

21:08 / August 27, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
futboll
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndeshjen e fundit zyrtare dy skuadrat e veriut të vendit, Burreli e Valbona, e zhvilluan në vitin 1972. Pranverën e atij viti skuadra e “31 Korrikut” fitoj në transfertë me Tropojën, me rezultatin e ngushtë 0-1. Që atëherë “rrugët” mes dy ekipeve janë ndarë.

Matjanët në këtë gjysëmshekulli i kanë matur forcat në të gjitha kategoritë e futbollit. Madje në katër sezone kanë luajtur në Superiore, duke faktuar se “31 Korriku” nuk ishte rastësisht në elitën e futbollit shqiptar.

Sakaq Valbona për shumë vite mbeti një skuadër e brishtë, pa vëmendjen e duhur të autoriteteve lokale, të cilët iu përkushtuan forcimit të ekipeve të lojërave me dorë. Vitet e fundit skuadra e Valbonës u ngrit nga e para dhe sezonin 2023-2024 ishte skuadra më e mirë e Kategorisë së Dytë.

Sipas gazetarit të njohur sportiv, Fatmir Efica, Burreli ka fituar ndaj Valbonës 4 ndeshje, ka humbur 3 dhe ka barazuar 1 takim. Rezultatet sipas statistikave të Eficës janë këto: “Burreli-Valbona 2:0, Valbona-Burreli 1:1 (1962), Valbona-Burreli 5:1, Burreli-Valbona 0:1 (1966-1967), Burreli-Valbona 4:0, Valbona-Burreli 1:0 (1970-1971), Burreli-Valbona 4:0, Valbona-Burreli 0:1 (1971-1972). Matjanët në këto takime kanë shënuar 13 gola dhe kanë pësuar 7”, saktëson Fatmir Efica.

Këto statistika tregojnë se dy skuadrat veriore nuk janë përballur mes tyre prej disa dekadash dhe takimi i javës së dytë në “Liri Ballabani” pritet me interes. Matjanët vijnë në këtë ndeshje pas një fitorje të bukur me Flamurtarin në Vlorë, ndërsa tropojanët pas humbjes në startin e sezonit 2024-2025.

Tekniku Ditmar Bicaj vetëm pak orë pas fitores në javën e parë ka rinisur përgatitjet për ndeshjen e radhës, duke theksuar se për skuadrën që ai drejton çdo ndeshje është e rëndësishme dhe se nuk ka vend për eufori apo nënvleftësim të ekipeve që luajnë në Kategorinë e Parë.

burreli Futboll valbona
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026

Ishte në prag largimi dhe u rikthye në lojtar kyç, mesfushori i Kombëtares mëson vendimin e rëndësishëm

13:41 / January 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.