Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Egjipti ndalon koncertin e piramidës të reperit amerikan Travis Scott në ‘prej ritualeve të çuditshme’ që praktikon

22:00 / July 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
travis scott 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Koncerti i reperit amerikan Travis Scott pranë piramidës së Giza në Egjipt është ndaluar nga sindikata e artistëve të vendit pas një fushate të gjerë popullore online kundër lirikave e tematikave provokuese të artistit hip-hop.

Disa këngëtarë ndërkombëtarë kanë performuar në bazën e piramidave të Egjiptit pranë kryeqytetit Kairo, dhe sindikata e muzikantëve në vend rrallëherë i ka kundërshtuar ato. Por vitet e fundit kritikat janë shtuar ndaj tematikave afro-amerikane të artistit në SHBA, që përpiqen të përcillen si gjithnjë e më të afërta me kulturën egjiptiane.

Egjipti ka thënë se kundërshton rrymën imponuese të asaj që quan “rishkrim” i historisë së tij, i nxitur gjithnjë e më shumë nga lëvizjet afro-amerikane që pretendojnë lidhje kulturore me faraonët e lashtë egjiptianë.

Sindikata e artistëve egjiptianë që kujdeset për çështjet e muzikës në vendin arab me popullatën më të madhe në botë, tha sot se koncerti i Scott “bie në kundërshtim me traditat tona”.

Sindikata shtonte se ata nuk ndërhyjnë në performancat muzikore për sa kohë ato “nuk kërcënojnë traditat dhe zakonet e lashta të popullit egjiptian”.

“Pas ekzaminimit të përmbajtjeve të qëndrimeve të artistit në rrjetet sociale dhe të informacioneve mbi ritualet e çuditshme që ai praktikon, ne besojmë se kjo shkon kundër traditave tona”, thuhej në deklaratën e sindikatës, pa specifikuar cilave rituale po i referohej.

Para vendimit, ankimuesit në rrjetet sociale citonin “afro-centrizmin e Scott”, që thekson rolin e afrikanëve me ngjyrë në formëzimin e njerëzimit. Mbështetësit e lëvizjes argumentojnë se roli i afrikanëve me ngjyrë është reduktuar në histori “prej paragjykimeve të traditave akademike të Evropës”.

Anullimi i koncertit të Scott vjen pak pas reagimit të zemëruar të Egjiptit ndaj filmit dokumentar të rrjetit Netflix për mbretëreshën Kleopatra dhe portretizimin e saj nga një aktore afro-amerikane, çka u konsiderua si fshirje e prezencës së të bardhëve në Egjiptin e lashtë.

Më herët Egjipti ka anuluar një performancë të komedianit Kevin Hart që po ashtu tentonte të largonte arabët nga e kaluara e tyre e lashtë duke pretenduar se mbretërit e Egjiptit të lashtë kanë qenë zezakë.

Hart nuk komentoi mbi çështjen dhe organizatorët thanë se shfaqja u anulua për probleme teknike, por në Egjipt u celebrua si fitore e lëvizjes së bojkotit ndaj përvetësimit të kulturës nga lëvizjet liberale të SHBA.

egjipti koncert Travis Scott
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.