Eglenti Bici ka 2 vajza te mrekullueshme qe sic thote ai jane lumturia e tij, po ashtu ka edhe 4 vajza te tjera (zyrat Mei) se bashku me rreth 30 persona staf qe i do shume fort. A ka perfunduar Universitet edhe Master por eshte ne proces mjeshterimi duke mesuar dhe duke u edukuar cdo dite.
Pasioni qe ka zbuluar se fundmi dhe ai me i madhi eshte te te mund te ndihmoje te tjeret te behen versioni me i mire i vetes se tyre. Kjo gje i jep atij nje energji dhe nje ngazellim te papershkrueshem. Eglenti thote se kjo forme e ben te rinohet dhe me shume dhe te marre gjithe energjine e Universit.
Por edhe Pasurite e Paluajtshme jane nje pasion tjeter i tij pasi ideja qe do te ndihmoje nje person apo nje familje te bleje shtepine e enderres se tyre eshte perseri shume permbushese. Ai ka kompanine Mei ka 10 vjet tashme qe eshte ne treg (po aq sa eshte edhe Mei e vertete) dhe pergjegjesite mbi te per t’u bere versioni me i mire i vetes tone rriten cdo dite e me shume.
1. Eglent Bici unë personalisht por edhe shumë të tjerë të ndjekin në live e tua në fb. Ku e gjen energjinë Eglenti që në mëngjes?
Nese nuk kemi energji qe ne mengjes atehere kur do te kemi energji? Besoj gjithmone e me shume qe zgjimi heret dhe me energji me ben qe te kem nje dite fantastike. Kur rastis ndonjehere qe nuk zgjohem heret e ndjej qe nuk jam ne potencialin tim. Une besoj qe te gjithe ne kemi energji te pashtershme.
Jemi vetem ne ata qe duhet te gjejme celesin e energjise tone dhe zakonisht ai eshte tek gjera qe duken shume te vogla si psh: Zgjimi 30 minuta me heret; te ushqehesh sa me mire dhe te hash sa me pak ushqim…. po po.. e lexuat shume qarte: te hani sa me pak sepse sa me pak qe ha aq me shume energji ke dhe pastaj nese ky ushqim qe ha eshte sa me shume i lidhur me token aq me i mire eshte dhe e treta: ushqimi i mendjes me gjera te mira; libra cilesore, audiobooks, trajnime etj te cilat te shtyjne qe te kerkosh nivelin tjeter.
2. Si munden të rinjtë të krijojnë kompaninë (biznesin) e tyre, sic ke bërë ti me MEI?
Te rinjte e sotem kane mundesi te papara per te punuar per veten e tyre. Ata mund te punojne edhe nga shtepia edhe nga kompjuteri apo telefoni. Sot nuk eshte e veshtire fare te hapesh nje biznes… kushton vetem 100 leke te reja ne QKB por nuk eshte kjo pjesa me e rendesishme.
Pjesa me e rendesishme eshte se perse duhet ta hapesh kete biznes? Jane pyetjet qe duhet t’i besh vetes tende: Cfare vlere po shtoj une ne treg? Pse Une? Pse produkti apo sherbimi im? Sot ka bollek sherbimesh dhe produktesh per gjithcka. Pse duhet te bleje dikush ate cka ti ofron?
Pra, nuk eshte e veshtire te hapesh nje biznes por eshte shume e veshtire qe ta mbash deren e biznesit te hapur per nje kohe te gjate pasi statistikisht rreth 80% e bizneseve vdesin brenda 2 viteve te para. Pse ti meriton te mbijetosh? Pse ti do te jesh pjese e 1% te bizneseve qe kalojne 5 vite jete?
Pra, nuk eshte thjesht te besh biznes por perse do te besh biznes dhe historia ka treguar qe nese biznesi behet vetem per te fituar para atehere jetegjatesia eshte e shkurter.
3. Sa kohë duhet të kalojë një i ri duke punuar në biznesin e tij ose gjatë krijimit të tij?
Sa kohe? E di si eshte kjo pyetje… sa kohe te marresh fryme qe te jetosh? Duhet te marresh fryme ne menyre te perhershme dhe ne cdo sekonde te dites. Mendoj qe e njejta gje eshte me biznesin sidomos ne krijimin e tij sidomos ne ditet tona kur biznesi eshte pothuajse gjithe kohen ne nje pajisje te vogel qe ne mbajme ne dore qe quhet celular qe vetem celular nuk eshte tashme pasi aty ne kemi gjithcka nga komunikimet e te gjitha llojeve; email, ëhatsapp, viber, skype, internet; online shop; CRM; lojra; kamera, facebook; instagram etj etj etj.
Pra tek ajo pajisje ne kemi gjithcka madje nje pjese e njerezve do te dilnin pa kepuce e pantallona nga shtepia por pa celular nuk dalin asnjehere. Edhe nese harrojne portofolin ne shtepi eshte ok ndersa nese harrojne celularin duhet te kthehen patjeter ta marrin. Ne jemi ne pune dhe pushim gjate gjithe dites sot dhe gjetja e nje balanci mes punes, jetes dhe lojes eshte shume e veshtire.
Nje gje ka me shume rendesi nga cdo gje tjeter: Cdo pune dhe angazhim qe marrim persiper ta bejme me dashuri pasi jo do te mund te shtonte me te vertete vlere tek ne ne jetet tona. Kjo do te na bente te ndiheshim te plotesuar dhe puna do te na dukej kenaqesi dhe kenaqesia do te ishte pune dhe ne kete moment puna nuk ka orar pasi nuk e ke me orar. Kjo mendoj une eshte celesi i nje biznesi dhe nje jete te sukseshme.
4. Sipas jush cili është sekreti i suksesit te disa bizneve?
Shume pyetje e bukur. Sic e permenda edhe me lart; celesi kryesor i suksesit eshte ta duash ate qe ben dhe mundesisht te besh ate qe do. Nese arrin t’i plotesosh 2 kriteret e mesiperme do te ishte ne gje e mrekullueshme. Pastaj celesi tjeter shume i rendesishem eshte te kesh nje ekip vizionar, me vlera, bashkepunues dhe kembengules qe nuk e pranojne Jo-ne si pergjigje.
Mendoj dhe besoj qe cdo gje arrihet nese ekziston nje sinergji ne ekip te bazuar ne vlera ku mbi te gjitha qendron vlera e vlerave qe eshte Integriteti. Nese ke nje ekip te tille gjithcka tjeter eshte shume shume me e lehte.
5. Disa këshilla për ata që hapin biznes për herë të parë!
Biznesi eshte nje loje nervash mendoj une dhe si cdo gje tjeter ne jete duhet marre me sportivitet. Patjeter qe duhet te jesh serioz, korrekt, direkt, me llogari te sakta, me llogjike financiare, me njerez te mire etj etj por ndonjehere edhe nese i ke te gjitha edhe nese ke edhe dashurine edhe pasionin perseri gjerat dhe punet nuk ecin ashtu si duhet ashtu si ti mendon se meriton.
Ky eshte momenti qe duhet te qetesosh dhe te kuptosh se si po luhet loja. Charles Darëin thoshte: Nuk mbijeton ai qe eshte me i forte por ai qe pershtatet me lehte. Pra, duhet te shohesh se cfare duhet te ndryshoj; cfare duhet te bej me mire; cfare nuk duhet te bej ndryshe.
6. Nje mesazh për lexuesit e tirananews.al
Une e kam mesazhin shume te thjeshte dhe te shkurter:
Enderroni dhe enderroni enderra te medha dhe ndiqini ato pasi sic thote Les Broën: Ne shtratin e vdekjes nuk do te pendohesh per gabimet qe ke bere por per enderrat qe kishe dhe qe nuk i ndoqe kurre. Kaq! Me Dashuri me MIrenjohje per te gjithe ju Eglent BICI.
/ Anduena Sefgjini/