Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ministrja Ibrahimaj: Qeveria e angazhuar për një klimë biznesi të drejtë

15:35 / November 5, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1762353190 delinaibrahimaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë sot në prezantimin e raportit të FIAA-s “Business Environment in Albania 2025”, ku vlerësoi kontributin e këtij dokumenti si një udhërrëfyes të rëndësishëm për përmirësimin e politikave publike dhe forcimin e dialogut me sektorin privat.

Ibrahimaj nënvizoi progresin e arritur në disa fusha, përfshirë transparencën e procedurave qeveritare, marrëdhëniet me administratën tatimore, lehtësimin e procedurave të licencimit dhe lejeve, prokurimet publike, si dhe klimën politike dhe zbatimin e ligjit. Ajo vuri gjithashtu në dukje sfidat që vazhdojnë të mbeten, si burokracia, korrupsioni, informaliteti, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, si dhe çështjet e regjistrimit të pronave.

Ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të qeverisë me komunitetin e biznesit për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për të shfrytëzuar në maksimum mundësitë e tregut të vetëm evropian, duke u fokusuar në standardet, ligjet dhe politikat që e bëjnë biznesin shqiptar më konkurrues.

“Duhet të bashkëpunojmë në çështje shumë të rëndësishme, që janë standardet që komuniteti i biznesit duhet të arrijë për të përfituar sa më shumë nga tregu unik evropian. Prioriteti im do të jetë bashkëpunimi me komunitetin e biznesit për maksimizimin e njohjes nga ky komunitet mbi politikat dhe ligjet që lidhen me tregun e brendshëm, me synim përafrimin e standardeve dhe rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve shqiptare në tregun e vetëm europian”, deklaroi Ibrahimaj.

Sipas raportit të FIAA-s, bizneset kanë shënuar përmirësime të dukshme në fusha kyçe, si transparenca e procedurave (+16 pikë), marrëdhëniet me administratën tatimore (+9 pikë) dhe thjeshtimi i licencave e lejeve (+10 pikë). Megjithatë, ministrja nënvizoi se sfida si burokracia, korrupsioni, informaliteti dhe mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar mbeten prioritete të agjendës qeveritare.

Biznesi Ibrahimaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Protesta/ Ibrahimaj: Shërbimi i Postës Shqiptare nuk do të ndalet, qytetarët mund t’u drejtohen filialeve të tjera

11:47 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.