Si duket, Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani nuk kanë më të njëjtën marrëdhënie që kishin brenda shtëpisë së Big Brother VIP. 2 vajzat nuk shkojnë më mirë me njëra tjetrën dhe në fakt një gjë e tillë qarkullonte prej kohësh, megjithatë kjo është bërë mëse e dukshme nga deklaratat e fundit që ka bërë Einxhel.
Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, Einxhel u shpreh me ironi duke thënë se: “Nuk jemi takuar akoma, kemi rastisur disa herë por nuk jemi takuar akoma. Nuk ma ka numrin e telefonit prandaj. Nuk ma ka numrin, kështu mora vesh, kjo ishte arsyeja që nuk kishim komunikuar.
Unë ja kisha thënë brenda në ditën e fundit që s’do ja jepja numrin e telefonit dhe me sa duket e ka marrë shumë për bazë atë gjë. Më tha se do më merrte që në mëngjes përditë të më zgjonte dhe kisha frikë se mos e bënte me vërtet këtë gjë”, tha moderatorja
Madje, ajo e ka hequr Beniadën edhe nga followers-at në Instagram duke na lënë të kuptojmë se vajzat i kanë dhënë fund raportit mes tyre. Kujtojmë që gjatë kohës që ata ishin brenda shtëpisë së famshme, bënë bujë disa deklarata të nënës së Beniadës. Nëpër rrjete sociale, dukshëm kuptohej se ajo nuk e preferonte moderatores si mikeshë të së bijës.

