Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Ekipi pëson ndryshime për Nations League, ja kë fton Sylvinho

18:45 / November 11, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kombetarja stervitet ne Air Albania 11 nentor 2024 scaled 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ekipi kuqzi nisi sot zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të UEFA Nations League ndaj Çekisë dhe Ukrainës. Disa prej lojtarëve kanë mbërritur në Tiranë, ndërsa grupit pritet të jetë i plotë ditën e martë. Në seancën e zhvilluar sot në stadiumin “Air Albania” morën pjesë Ylber Ramadani, Myrto Uzuni, Ivan Balliu, Kristjan Asllani, Ardian Ismajli, Arbër Hoxha, Mario Mitaj, Alen Sherri, Simon Simoni, Elseid Hysaj, Andi Hadroj, Thomas Strakosha dhe Feta Fetai.

Me grupin kuqezi u bashkuan dhe një pjesë të mirë të lojtarëve të Kombëtares U-21, që janë grumbulluar në kuadër të dy ndeshjeve miqësore me Moldavinë që luhen në Shqipëri në datat 15 dhe 18 nëntor. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Berat Gjimshiti, Keidi Bare dhe Marash Kumbulla nuk do të jenë pjesë e grupit për dy ndeshjet e nëntorit.

Gjimshiti u dëmtua në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Udinese-s, ndërsa Bare dhe Kumbulla ishin të dëmtuar dhe pas komunikimit të stafit mjekësor të Kombëtares me klubet përkatëse është vendosur që futbollistët të vazhdojnë rikuperimin. Rey Manaj ka mbërritur sot në grumbullim dhe i është nënshtruar testeve mjekësore.

Pas shqyrtimit nga ana e stafi mjekësor u konkludua se sulmuesi nuk mund të rikuperohet në kohë dhe u vendos që Manaj të rikthehet në klubin e tij për të vijuar me programin e rekuperimit. Për shkak të këtyre katër mungesave trajneri Silvinjo ka vendosur të grumbullojë për dy ndeshjet e nëntorit Adrian Bajramin, Jon Mersinajn dhe Arbnor Mujën. Lojtarët pritet të bashkohen me kuqezinjtë gjatë të martës për të nisur stërvitjen.

kombetarja Nations League
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FIFA ndëshkon Spanjën për thirrjet anti-islame në ndeshjen ndaj Egjiptit

21:00 / October 21, 2026

Luiza Gega rikthehet me medalje të artë në garat ndërkombëtare, fiton gjysmë maratonën në Serbi

14:52 / October 19, 2026

Tirana merr fitoren e dytë radhazi, mposht Laçin

15:53 / October 17, 2026

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.