Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ekonomia ngec nga tërmeti, euro zbret në 122 lekë

14:04 / December 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Zbriti pranë mesatares historike, ja me sa u zhvlerësua këtë vit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Monedha e përbashkët ka humbur vazhdimisht pikë gjatë javëve të fundit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 122.05 lekë, duke rëne me 0.04 lekë në raport me ditën e mëparshme. Që nga fillimi i dhjetorit, euro ka humbur 0.6 lekë.

Ekspertët e kursit të këmbimit pohojnë se dy janë arsyet kryesore të kësaj tendence, që lidhen me tregun e brendshëm, teksa në bursa euro ka qenë relativisht e fortë duke u mbiçmuar në raport me dollarin në 1.11 USD.

-Së pari, tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit ka shkaktuar një ngërç në konsum dhe ka goditur bizneset tregtuese, çka ka ulur kërkesën për valutë, ndonëse në fillim të dhjetorit përgjithësisht ka më shumë qarkullim të mallrave. Edhe konsumatorët janë stepur dhe po hezitojnë të bëjnë blerje të mëdha, duke sjellë nga ana tjetër më pak qarkullim të monedhës vendase.

-së dyti, në gjysmën e dytë të muajit, me afrimin e festave të fund vitit fillojnë e ndihen efektet sezonale, për shkak të prurjeve të emigrantëve. Këto prurje këtë vit kanë qenë edhe më të hershme për shkak të ndihmës që kanë dhënë të afërmit për të prekurit nga tërmeti, kryesisht në Durrës, që për shkak të afërsisë me Italinë ka një nivel të lartë të emigracionit përtej detit.

Ekspertët e kursit presin që euro të jetë e dobët deri afër fundit të vitit, bazuar në tendencat sezonale të konstatuara më herët.

Monedha e përbashkët ka vijuar tendencën nënçmuese edhe gjatë këtij viti, ndonëse luhatjet kanë qenë më të ulëta në raport me 2018-n.

Për periudhën 3 janar-18 dhjetor, kursi mesatar i euros është 123 lekë, nga 127.6 lekë që ishte mesatarja e vitit të kaluar. Niveli më i lartë i euros për këtë vit ëhstë arritur në shkurt, me 125.73 lekë./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Studentët në Francë protestë kombëtare! Mbi 190 të plagosur, përleshje në Lion dhe Strasburg

15:10 / October 6, 2026

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset, mbështetje për standardet europiane dhe certifikimet

13:47 / October 6, 2026

PD: KAYO, skemë e Ramës për t’u kaluar privatëve miliona euro e prona shtetërore! Berisha: Provat do t’ia çojmë partnerëve ndërkombëtarë e SPAK

13:44 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.